Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’, shtyhet për 2 orë seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin

privatizimi i kompleksit partizani shtyhet per 2 ore seanca gjyqesore per malltezin dhe bektashin
privatizimi i kompleksit partizani shtyhet per 2 ore seanca gjyqesore per malltezin dhe bektashin

Shtyhet për në orën 18:00 seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Lajmi konfirmohet për News24 nga gazetarja Klodiana Lala.

“Sapo njoftohem që seanca për Jamarbër Malltezi dhe për Ftramir Bektashin do të shtyhet për në orën 18:00.

Malltezi dhe Bektashi do të japin argumentet e tyre në lidhje me dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Bektashi është në masë alternative, ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme avokatët të kundërshtojnë masat e marra. Në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, sot nuk mund të bëhet gjë lidhur me këtë çështje pasi e ka quajtur si sulm politik. Ligji parashikon që afati fillon në momentin që Berisha ka marrë informacion. Shihen të gjitha kushtet. Berisha ka mohuar të marrë njohuri, dhe ky është rasti i parë”, raportoi live gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts