“Privatizimi nisi në kohën e Nanos, Rama dha lejet e ndërtimit”, deputeti i PD: Çështja ndaj Berishës, aksion për të rrëzuar opozitën

privatizimi nisi ne kohen e nanos rama dha lejet e ndertimit deputeti i pd ceshtja ndaj berishes aksion per te rrezuar opoziten
privatizimi nisi ne kohen e nanos rama dha lejet e ndertimit deputeti i pd ceshtja ndaj berishes aksion per te rrezuar opoziten

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK.

Spaho u shpreh se kjo çështje është një aksion politik i prokurorisë për të rrëzuar opozitën.

Ai shtoi se procesi i privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” ka ka nisur që në kohën e Fatos Nanos dhe ka qenë vetë Edi Rama që si kryebashkiak ka dhënë lejet e ndërtimit.

“Ishte një aksion politik i prokurorisë për të rrëzuar opozitën sa të jetë e mundur. Rama ka objektiv të zëvendësojë opozitën me Lulzim Bravën. Për këtë qëllim është marrë emri dhe simboli i partisë.

Procesi i privatizimit ka nisur që në kohën e Fatos Nanos. Është vetë Edi Rama së dyti që ka ndryshuar statusin e tokës, nga tokë me objekte sportive në tokë për ndërtime. Po ashtu ka dhënë lejet e ndërtimit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts