“Privilegj dhe përgjegjësi”/ Ervin Bushati prezantohet si administratori i Postës Shqiptare: Shërbimi ndaj publikut…





bushatiervin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka marrë detyrën e re atë të administratorit të Postës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati shkruan se është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe.

Ai shkruan se Shqipëria 2030 po ndërtohet, duke nisur nga këto institucione të rëndësishme për qytetarët.

Postimi i Ervin Bushatit:

𝐏𝐫𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞𝐠𝐣 & 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢 marrja e detyrës së administratorit në Postën e Shqipërisë. Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut: Shërbimi ndaj publikut është Misioni ynë!Shqipëria2030- qënie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, financiare, logjistike dhe virtuale.

Panorama.al ka mësuar një ditë më parë se Bushati ka marrë këtë post të rëndësishëm. Prezantimi i tij është bërë këtë të mërkurë në orën 14:00.

Kujtojmë se Ervin Bushati nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti me Partinë Socialiste nga zgjedhjet e 25 prillit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *