“Problem që duhet adresuar në mënyrë emergjente”- Ish-deputetja e LSI: Pabarazia dhe mungesa e mundësive shkakton largimin e shqiptarëve në masë

klajda gjoshaaa

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha, njëkohësisht kandidate për deputetee në zgjedhjet e 25 prillit, pëër qarkun e Tiranës, duke iu referuar një studimi të kryer së fundmi në Shqipëri, thotë se “shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe pasurisë po bëhet gjithnjë e më shumë një problem për kohezionin social të popullsisë”.

Gjosha thekson se ky “është një problem shumë i rëndësishëm që duhet adresuar në mënyrë emergjente”.

“Politikat ekonomike nën këtë qeverisje janë krijuar posacërisht vetëm për të përfituar një grup i caktuar dhe kanë krijuar një shpërndarje të pabarabartë të pasurisë së prodhuar në vend.

Këtë e kanë kuptuar dhe qytetarët tashmë sepse ndihet në përditshmërinë e tyre”, thekson Gjosha në reagimin e saj në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Në një studim të bërë se fundmi në Shqipëri 66% e të anketuarve (2 në 3 banorë), janë përgjigjur se shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe pasurisë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë një problem për kohezionin social të popullsisë.

Opinioni publik (43.50%) beson se politikat e derisotme u kushtojnë më shumë vëmendje interesave të sektorit privat dhe pak vëmendje interesave të popullatës. Kjo tregon se sistemi është i disbalancuar në favor të kapitalit.

Ky është një problem shumë i rëndësishëm që duhet adresuar në mënyrë emergjente. Politikat ekonomike nën këtë qeverisje janë krijuar posacërisht vetëm për të përfituar një grup i caktuar dhe kanë krijuar një shpërndarje të pabarabartë të pasurisë së prodhuar në vend.

Këtë e kanë kuptuar dhe qytetarët tashmë sepse ndihet në përditshmërinë e tyre.

LSI është në mbështetje të politikave në favor të qytetarëve, në mbështetje të politikave sociale, në mënyrë që të kemi një shpërndarje me të mirë të pasurisë dhe ulje të pabarazisë.

Vetëm kështu mund të rrisim kohezionin social dhe cilësinë e jetesës në Shqipëri.

Pabarazia dhe mungesa e mundësive është ajo që shkakton edhe largimin e shqiptarëve në masë, ku edhe në vit Pandemia, Shqipëria ende renditet e para për numrin e azilantëve në krahasim me numrin e popullatës!

Në 25 Prill, rikthejmë qeverisjen me njerëzit dhe për njerëzit!

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *