Probleme financiare, te Lacio duhet të marrin para borxh të premten për shkak të Hysajt










Klubi i Lacios është në ajër. Mbeten vetëm pak ditë nga fillimi i kampionatit dhe zyrtarisht lacialët nuk kanë bërë asnjë blerje të re. Situata ekonomike në klub, me shpenzimet që kalojnë të ardhurat, ka bërë që merkato të cilësohet e bllokuar.

hysaj lacio

Kështu, të premten Lacio duhet të ketë zgjidhur këtë situatë, përkundrazi blerjet e reja nuk mund të debutojnë në sfidën e parë në kampionat ndaj Empolit. Kjo do të thotë se edhe pse Mauricio Sarri ka bërë planet me Elseid Hysajn në formacionin titullar, ky i fundit mund të përfundojë si spektator i thjeshtë në tribunë, pasi ende nuk figuron si pjesë e bardhekaltërve.

Prej një muaji e gjysmë pritet shitja e një lojtari që të sigurojë të ardhurat që nevojiten, me emrin e Hoakin Korrea në majë të listës, Por situata nuk po merr udhë e kështu, klubi është i detyruar që të gjejë vetë të ardhurat për të mbuluar një shifër prej 10 milionë eurosh që nevojiten për të regjistruar emrat e rinj, mes të cilëve edhe mbrojtësin kuqezi.

Një rrugë është rritja e kapitalit, por Lotito nuk e pëlqen një gjë të tillë, pasi kjo do të thoshte të paguante para nga xhepi i tij, gjë që e ai e bën shumë rrallë. Alternativa tjetër është të merret një borxh afatgjatë, që të shlyhet pastaj kur në arkat e klubit të ketë përsëri likuiditetin e nevojshëm nga magjitë e Igli Tares në merkato.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *