Probleme me WhatsApp, Instagram dhe Facebook

22:17 16/06/2023

Rrjetet sociale WhatsApp, Instagram dhe Facebook, të gjitha pjesë e kompanisë Meta, kanë shfaqur probleme mbrëmjen e sotme.

Përdoruesit në të gjithë botën janë ankuar për mosfunksionalitet të komandave të caktuara të tyre.

Kompania Meta reagoi pas ankesave të përdoruesve, duke pranuar se kishte një mosfunksionim me menaxhimin e reklamave.

“Jemi në dijeni që disa përdorues kanë probleme aksesi. Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhej në reagimin e kompanisë.

Më shumë se 15 mijë përdorues shfaqën ankesa për probleme me aksesin në këto 3 rrjete sociale.  /tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *