Probleme për Portugalinë, Pepe nuk do të jetë në ndeshjet play-off të Botërorit






Ndeshjet e play-off të Botërorit nuk po vijën në momentin më të mirë për Portugalinë e cila ditë pas dite po humbet lojtarë të rëndësishëm. Sot e kishte radhën mbrojtësi Pepe që të jepte aforfe për sfidën ndaj Turqisë e ndoshta edhe finalen e  mundshme nëse luzitanët kualifikohen më tej.

ronaldo pepe

Ish-mbrojtësi I Real Madrid, një nga titullarët fiks të Portugalisë, ka rezultuar pozitiv ndaj COVID e kështu do të mungojë në grumbullim, duke detyruar trajnerin Fernando Santos që të grumbullojë Tiago Djalo të Lilës në vend të tij.

Kjo është mungesa e dytë e rëndësishme për Portugalinë për këto ndeshje, pasi pak ditë më parë u dëmtua Ruben Neves, duke shtyrë trajnerin të grumbullonte Vitinja. Portugalia përballet fillimisht me Turqinë në play-off të Botërorit dhe nëse kualifikohet pas kësaj ndeshje, do të presë fituesen e çiftit Itali-Maqedoni e Veriut.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.