Problemet shëndetësore gjatë stinës së verës, mjekja pediatre këshillon prindërit: Mos ekspozoni fëmijët në diell për një kohë të gjatë

Mjekja pediatre, Valbona Shahinaj e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për problemet shëndetësore që mund të prekin gjatë stinës së verës. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, ajo theksoi se prindërit duhet të tregohen më të kujdesshëm ndaj fëmijëve.

“Përpos virozave kemi pasur edhe një situatë tjetër. Prindërit shikojnë puçra në duar në këmbë e në duar. Ka nisur në korrik dhe ende është në vazhdim. Ka filluar të jetë në rënie, por sërish është në qarkullim”, u shpreh mjekja pediatre.

Gjithashtu ajo theksoi në këtë kohë me temperatura të larta kompresat me ujë ndihmojnë.

“Mirë është të kemi antipiretikët për uljen e temperaturës. Është mirë që temperatura të ulet avash-avash”, tha pediatrja.

E ndalur tek temperaturat e larta të muajit korrik , theksoi se rastet me virozat kanë qenë pak më të larta në krahasim me vitin e kaluar,

“Prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm me diellin. Ekspozimi në diell për një kohë të gjatë nuk e ndihmojnë fëmijën. Duhet shumë kujdes, po ashtu edhe në pjesën e ushqimeve, apo edhe me akulloret duhet shumë kujdes. Edhe pse jemi një vend me diell, përthithja nuk është e mirë. Gjatë periudhës së dimrit, sado kemi diell është më e vështirët të përthithet vitamina D. Por nuk mund të them se në çdo moment duhet të marrin vitamina, pasi tek pacientët e mi këshilloj të bëjnë alternime. Vitamina D është nga më kryesore si për fëmijë dhe për të rritur. Po ashtu edhe vitamina C, të dyja bashkë ndikojnë shumë mirë në shëndet. Vitamina këshilloj të merret në kushtet kur fëmija ka një patologji, kur nuk ka oreks, apo kur ka diçka që mungon”, tha më tej ajo.

Sa herë duhet t’i drejtohemi analizave në vit për fëmijët?

Pediatrja: E mira është që analizat të bëhen çdo 6 muaj apo çdo një vit. Një analizë komplet që na tregon një situatë të plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts