Problemi i arbitrave zgjidhet nga UEFA, sot në Shqipëri-Gjeorgji do të jetë edhe kryesori i… Superiores






Shqipëria do të sfidojë sot në miqësore përfaqësuesen e Gjeorgjisë, në orën 18:00, në stadiumin “AIR Albania”.

NIKOLA DABANOVIC

Në ndeshjen e sotme do të arbitronin një treshe nga Luksemburgu, por pak orë para nisjes për në Tiranë është ndryshuar gjithçka pasi kryesori ka pasur probleme shëndetësore dhe ky takim do të gjykohet nga një dyshe nga Luksemburgu.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, kryesor do të jetë malazezi Nikola Dabanoviç, të ndihmuar nga asistentët Hoakim Da Silva dhe Klod Ries.

Ndërkohë arbitër i katërt do të jetë kryesori i Kategorisë Superiore, i cili mban dhe stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti.

Kjo është sfida e dytë miqësore e Kombëtares kuqezi në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të mbahen në muajin qershor.

Në ndeshjen e parë miqësore, Shqipëria u mund në minutat finale ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, të luajtur në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.

ar

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

Kaosi me arbitrat/ Probleme shëndetësore për kryesorin nga Luksemburgu, ende nuk dihet se cili do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Gjeorgji

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.