Procesi i Berlinit/ Rama tur në Ballkan, takime me krerët e shteteve të rajonit, ja kur pritet të nisë

Kryeministri Edi Rama në datat 6 dhe 7 korrik do të nisë turin në Ballkan, ku edhe do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.

Këto takime do të zhvillohen në kuadër të procesit të Berlinit. Kryeministri Rama do të mbajë takime në Prishtinë, Beograd, Sarajevë si edhe në Shkup.

Më herët kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat, deklaroi se nisma ‘Open Balkan’ e ka kryer misionin e saj dhe se tashmë vendet e Ballkanit duhet të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts