Procesi i vaksinimit/ Mbi 19 mijë doza janë dhënë gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në përditësimin e të dhënave të fundit rreth situatës me COVID-19, ka bërë të ditur se në dy ditët e fundit janë vaksinuar 19 mijë e 609 qytetarë. Numri i të vaksinuarve deri më tani në vend ka shikuar në 343 mijë e 330, ndërkaq 102 mijë e 210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.609 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës. Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka apeluar që qytetarët ta marrin vaksinën kundër COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Ai ua ka rikujtuar qytetarëve se mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin.
“Ju bëj thirrje që të caktoni takimet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja.

Me kujtimin për të dashurit që humbëm nga pandemia, të kujdesemi për veten dhe njerëzit tonë të afërm duke u vaksinuar. Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim!”, ka shkruar Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *