Procesi i votimit në SHBA, Shtëpia e Bardhë ‘thyen’ rregullin, do të qëndrojë e ndriçuar deri…

procesi i votimit ne shba shtepia e bardhe thyen rregullin do te qendroje e ndricuar deri
procesi i votimit ne shba shtepia e bardhe thyen rregullin do te qendroje e ndricuar deri

Pavarësisht se sa do të zgjasë procesi i votimit në SHBA, Shtëpia e Bardhë do t’i mbajë dritat e ndezura deri në orë 2 pas mesnate.

Dritat zakonisht fiken rreth orës 22:00 çdo mbrëmje, dhe të ndezura mbesin vetëm ato nga rezidenca presidenciale ku jeton presidenti dhe Zonja e Parë.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret i frekuentojnë ato zona, por sot dritat do të mbesin të ndezura në shumicën e pjesëve të Shtëpisë së Bardhë.

Rregullat do të lehtësohen sonte për të akomoduar korrespondentët televizivë që raportojnë për zgjedhjet afatmesme.

E një gjë e tillë si kjo e sotmja ndodh zakonisht kur ka ngjarje të mëdha siç janë zgjedhjet e mesmandatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts