
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka ironizuar procesin zgjedhor për kreun e PD-së, ku në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.
Gjekmarkaj shkruan se vetë vulosja ecën përpara. Sipas tij, shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates.
“Vetë Vulosja ecën përpara. Pa top, pa portë, bën golin e vet -feston, brohoret dhe në fund i rras një vulë- fap. Shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates. Qerratai ynë e bëri”, shkruan Gjekmarkaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al