Prodhuesi japonez Shionogi mund të hedhë në treg vaksinën kundër COVID-19 këtë vit

Prodhuesi japonez farmaceutik Shionogi & Co. njoftoi se mund të hedhë në treg këtë vit vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19).

Në një konferencë për shtyp në internet, presidenti i kompanisë, Teshirogi Isao, tha se nëse lejojnë kushtet, ata mund të përfundojnë prodhimin e vaksinës kundër COVID -19 këtë vit dhe ta hedhin atë në treg.

“Kompania dëshiron të kontribuojë për të mbajtur nën kontroll pandeminë COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur përmes investimeve të forta”, tha Teshirogi.

Nëse prodhohet dhe hidhet në treg, vaksina Shionogi do të jetë vaksina e parë kundër COVID-19 e prodhuar në Japoni.

Agjencia Kyodo njoftoi se prodhuesi japonez është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për rregullimin e testeve që përfshijnë përcaktimin e efektit dhe sigurisë së vaksinës.

Shionogi ka përfunduar linjën e prodhimit për sasinë e dozave që do të mbulojnë vaksinimin e dhjetë milionë njerëzve në vit. Kompania synon të rrisë kapacitetin e linjës së saj të prodhimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *