Profili i Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

17:40 27/09/2021

Kush është Olaf Scholz që drejton socialdemokratët, fitues në zgjedhje

Me fundin e epokës Merkel, suksesi tani i Xtakon social-demokratëve në Gjermani nën drejtimin e Olaf Scholz. Ata u renditën të parët në zgjedhjet e së dielës me 25.7% të votave.

Por kush është Olaf Scholz, kandidati i cili arriti të sfidonte partinë e kancelares gjermane dhe ta çonte partinë e tij në një rezultat ‘kokë më kokë’ me CDU e cila tashmë prej vitesh e kishte thuajse të sigurt fitoren e saj?

[embedded content]

Scholz ka qenë ministër i financave dhe zëvendëskancelar i Merkel në “koalicionin e madh”  të konservatorëve dhe anëtarëve të Partisë Social Demokratike që ajo duhej të mblidhte për të formuar qeverinë në 2017.

Edhe pse shpesh etiketohet “i mërzitshëm”, 63-vjeçari njihet si njeri i veprave se sa i fjalëve , të cilit mund t’i besohen detyra të rëndësishme.

Ai shquhet për  përvojën e tij 20-vjeçare politike ku  ka shërbyer në disa nga zyrat më të larta në nivel lokal dhe kombëtar.

Gjatë pandemisë, Scholz u përgëzua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për masat e tij, pasi mbrojti ekonominë gjermane dhe krijoi një buxhet të balancuar duke e shpëtuar vendin e tij nga efektet më të rënda të masave të koronavirusit.

Po aq i qetë, i ditur dhe serioz sa vetë Merkel, Scholz ishte kandidati më i besueshëm përballë rivalëve të tij.  Socialdemokrati thotë se Gjermania duhet të shkojë në një drejtim tjetër nga ai që ka ndjekur nën drejtimin e kancelares gjermane .

Me gjithë entuziazmin për shkak të fitores partia e tij  nuk do të ketë numrat për të qeverisur  vetëm dhe do t’i duhet që të krijojë një koalicion me parti të tjera.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *