Profili i Qeverisë “Rama 3”/ Kabineti që dominohet nga diplomat e Administrim-Biznesit, dy nga ministrat me diploma të Fakultetit Filologjik





Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

ARBEN AHMETAJ

Universiteti i Tiranës, Gjuhë Angleze, specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze, korrik 1991. Studime Master – Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci Patterson, Universiteti Kentucky, SHBA, në dhjetor 1996. Universiteti George Washington, Departamenti i Ekonomisë: Menaxhimi i Politikave Ekonomike Publike. Doktor Shkencash – Siguri Energjetike, Siguri Ndërkombëtare, Universiteti i Bukureshtit, Rumani. Diplomuar në 23 shtator, 2009. Universiteti Georgetown, Edmund Walsh School of Foreign Service, Washington, SHBA.

OLTA XHAÇKA

olta-xhacka

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka, ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë Clark University në Masaçusets të SHBA-së.

NIKO PELESHI

niko peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera, duke marrë titullin “Inxhinier Elektronik”.

OGERTA MANASTIRLIU

OGERTA MANASTIRLIU

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis. Më herët, ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”, në po të njëjtën degë. Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

DELINA IBRAHIMAJ

DELINA IBRAHIMAJ

Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave, është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ku më pas ka përmbyllur me sukses edhe Masterin Shkencor për Menaxhim. Në vitin 2015 ka mbrojtur Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.

BELINA BALLUKU

Balluku-ok-350x250

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belina Balluku, mban titullin juriste dhe në vitin 1999 është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim-Biznesi. Balluku është diplomuar me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për Menaxhimin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror (Air Navigation Services Management). Gjithashtu, ka përfunduar me arritje të shkëlqyera diplomën e Përgjithshme të Menaxhimit, pranë IATA-s, Miami, USA. Ajo ka një sërë kualifikimesh të tjera në fushat e Sigurisë Ajrore, Telekomunikacionit, Burimeve Njerëzore, Menaxhimit të Qeverisjes Vendore dhe Drejtimit të Institucioneve Sociale.

EVIS KUSHI

EVIS KUSHI

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, është diplomuar në Administrim Biznes Marketing, në vitin 1997, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. 26 Korrik 2016, titulli akademik “Profesor”, Universiteti Bujqësor i Tiranës. 2 Nëntor 2010, titulli akademik “Profesor i Asociuar”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. 2003 2008, grada shkencore Doktor (PHD) në Ekonomiks Turizëm, Staffordshire University Angli.

FRIDA KRIFCA

FRIDA KRIFCA

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka diplomë në Administrim Biznes në vitin 2000, ndërsa ka mbaruar Master në Universitetin Akron, SHBA në Administrim-Biznes, me bursë Fulbright nga Departamenti i Shtetit. Në vitet 2011-2012 ka kryer Harvard Business School Publishing, Pireus Bank Group Academy.

ULSI MANJA

Ulsi-Manja

Ministri i drejtësisë është ka diplomë juridiku, në vitet 1992-1996 u diplomua me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Mban titullin “Avokat” dhe “Doktor Shkencash” në fushën e së Drejtës Penale që nga viti 2018.

BLEDI ÇUÇI

bledi cuci 409913929138685_6111028985325903403_n

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë, 1998.

MIRELA KUMBARO

-785-0-5c1f76c02fc08

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Ajo mban titullin “Profesore e Asociuar”, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sor-bonne – Nouvelle, në Paris, Francë.

qeveria rama 3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *