Profili i ‘Rama3’/ Kush është qarku më i përfaqësuar në qeveri, katër ministre nga gjimnazi “Sami Frashëri” që u shemb





Gjimnazi “Sami Frashëri” mund të konsiderohet shkolla elitare e mesme në Tiranë. Katër ministre, Delina Ibrahimi, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti dhe Frida Krifca janë diplomuar në gjimnazin elitar, i cili u shemb pas dëmtimeve të tërmetit nga një tjetër ish-nxënës i tij, Erion Veliaj.

rama me ministret

Nderkohë Tirana është qarku më i përfaqësuar në qeveri, i pasuar nga Durrësi e Korça.

OGERTA MANASTIRLIU

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis. Më herët, ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”, në po të njëjtën degë. Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

o.manastirliu-fotoja-e-sakte-

DELINA IBRAHIMAJ

Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave, është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ku më pas ka përmbyllur me sukses edhe Masterin Shkencor për Menaxhim. Në vitin 2015 ka mbrojtur Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.

DELINA IBRAHIMAJ

FRIDA KRIFCA

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka diplomë në Administrim Biznes në vitin 2000, ndërsa ka mbaruar Master në Universitetin Akron, SHBA në Administrim-Biznes, me bursë Fulbright nga Departamenti i Shtetit. Në vitet 2011-2012 ka kryer Harvard Business School Publishing, Pireus Bank Group Academy.

frida-krifca

ELVA MARGARITI

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përfundoi në 2008 studimet universitare (Master Shkencor) për Arkitekturë në Universitetin e Firences, Itali, në fushën e projektimit, rikualifikimit e rijetëzimit të hapësirave të ndërtuara dhe bio-arkitekturës. Në vitin akademik 2004-2005, eksperiencat e saj studimore në fushën e projektimit, sipas principeve të bio-arkitekturës, u thelluan në Finlandë, në Tampere University of Technology. Në vitin e mëvonshëm 2006, u pasuruan në fushën e rijetëzimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet ruajtjes së teknikave tradicionale, në Tongji University of Technology të Shangait.

elva margariti

ELISA SPIROPALI

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është diplomuar në 2005 me dy tituj nderi në dy degë universitare: BA ekonomi (Economics) dhe BA Politikë (Politic) në “Mount Holyoke College”, SHBA. Në vitin 2007 fiton bursën “Chevening/ OSI” për studime parauniversitare në Politikë Ekonomike Europiane në Universitetin “Sussex” në Britaninë e Madhe.

1546003199_spiropali

MILVA EKONOMI

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, është diplomuar për Statistikë dhe Ekonomi në Universitetin Bujqësor të Kamzës, Fakulteti Ekonomik, ndërsa ka mbrojtur Master në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës.

milva

EDONA BILALI

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, është diplomuar në vitin 2006 në Ekonomi dhe AdministrimBiznes në Universitetin e Vjenës.

edona1

BORA MUZHAQI

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u diplomua në degën e Ekonomisë në London School of Economics and Political Science, në Londër, e më pas vijoi studimet në nivelin Master, gjithashtu në Londër, pranë HULT International Business School, në fushën e Biznesit Ndërkombëtar. Znj. Muzhaqi mban titullin ACCA, pasi kaloi me sukses shkallët e kualifikimit për të fituar të drejtën e Auditueses Ligjore në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht, ajo është Audituese Ligjore e certifikuar edhe në Republikën e Shqipërisë.

bora-muzhaqi-foto-copy

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.