Profili/ Nga financat e vendit në krye të bujqësisë, Anila Denaj, e vetmja ministre që Rama e rikthen në detyrë

profili nga financat e vendit ne krye te bujqesise anila denaj e vetmja ministre qe rama e rikthen ne detyre
profili nga financat e vendit ne krye te bujqesise anila denaj e vetmja ministre qe rama e rikthen ne detyre

Kryeministri Edi Rama ka propozuar pasditen e sotme gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste emrin e Anila Denajt si ministre e Bujqësisë, duke zëvendësuar kështu Frida Krifcën.

Emërimi i Denajt shënon shënon rastin e parë kur një ministre e qeverisë Rama rikthehet në krye të një dikasteri, pasi ajo ka shërbyer me herët si ministre e Financave dhe Ekonomisë. Asokohe Denaj emërohej si pasardhëse e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Denaj shërbeu në krye të ministrisë së Financave nga fundi i vitit 2018 deri në vitin 2021, kur u zëvendësua nga Delina Ibrahimaj, e cila po ashtu i lëshoi vendin në këtë dikaster një emri tjetër.

Anila Denaj është diplomuar për Menaxhim Financiar dhe Bankar në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës dhe ka më shumë se 22 vjet përvojë pune. Në shtator 2018, Denaj u emërua Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSDKSH) në Shqipëri.

Më herët, Denaj ka qenë anëtare e Bordit të Këshillit Administrativ të FSDKSH-së, anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Sigurimeve Shoqërore dhe anëtare e Bordit Mbikëqyrës së Kompanisë së Sigurimeve INSIG SH.A. Për një periudhë tre vjeçare, znj. Denaj ka qenë Anëtare e Bordit të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar në Shqipëri (A.K.E.P).

Përgjatë periudhës tetor 2013 – janar 2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, me fokus kryesor mbikëqyrjen e operacioneve në Departamentin e Financave, Legjislacionit dhe Menaxhimit të Pronës Shtetërore, në menaxhimin e teknologjisë së informacionit, Departamentit të Administratës dhe të Burimeve Njerëzore. Denaj ka punuar për 12 vjet në ProCredit Holding Gmbh/ IPC Consulting Gmbh, duke mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në bankat e Grupit ProCredit në: Salvador, Bolivi, Ekuador, Rumani dhe Mozambik.

Eksperiencën e saj në këtë fushë e ka nisur në bankën FEFAD, më vonë të quajtur ProCredit. Në këtë aktivitet, ajo ka mbajtur pozicionin Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e bankës. Denaj ka bashkëpunuar me Shkollën e Administratës Publike (ASPA) që nga viti 2014, si lektore me kohë të pjesshme në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts