Programi “Gëzuar me ju” në News24 nis rrugëtimin e tij mbrëmjen e këtij 31 dhjetor

programi gezuar me ju ne news24 nis rrugetimin e tij mbremjen e ketij 31 dhjetor
programi gezuar me ju ne news24 nis rrugetimin e tij mbremjen e ketij 31 dhjetor

TIRANE

Pas suksesit të programit “Dola te Ola”, moderatorja Ola Bruko dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, erdhën mbrëmjen e fundit të këtij viti me një program të ri, të quajtur “Gëzuar me ju”.

Një format i ri, me një studio të re, për të bërë ‘Gëzuar’ me të gjithë miqtë e ftuar në studio dhe gjithë teleshikuesit e shumtë të News24. Protagonisti i kësaj mbrëmjeje të veçantë ishte kantautori korçar Mihallaq Andrea dhe të ftuarit e tjerë në studio në një mënyrë apo një tjetër kishin lidhje më të. Duke filluar nga aktorja e njohur Ema Andrea dhe dy fëmijët e tij, Klaudia dhe Kristi, të cilët ndan momente të bukura gjatë programit. “Është e vështirë të flasësh për babin. Është prindi që do të donin të gjithë”, tha djali i tij ndër të tjera.

Të ftuar në këtë mbrëmje të bukur ishin edhe dy humoristët e grupit “Parodistët e Vlorës”, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu, të cilët performuan një pjesë shumë të bukur të realizuar enkas për programin “Gëzuar me ju”.

Ata kujtuan edhe Muhamet Likon, një prej anëtarëve të grupit të tyre, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. “Ai na ndjek na lart, dhe po të ishte mes nesh do ta vazhdonte rrugën e artit pasi duhet të japim mesazhe të tilla”, thanë ata, teksa në studio u nderuan të gjithë artistët që janë larguar nga jeta, por kanë lënë pas veprën e tyre, përfshi aktorët Mirush Kabashi e Zef Deda që u larguan nga kjo jetë muajt e fundit.

Një moment tejet argëtues e befasues për të gjithë të pranishmit në studio, por besojmë edhe për teleshikuesit, ishte kur prestigjatori Edmond Murraj realizoi disa numra mjaft interesantë.
Të ftuar të tjerë në program ishin Petri Bozo, Driada Dervishi, aktorja Anila Bisha, Xhoi Jakaj, Bledi Shkëmbi, Fatmir Minga.
Një bisedë e lirë, e shoqëruar me kujtime, ngjarje, humor, batuta, të qeshura dhe padiskutim me muzikë të mirë nga kantautori i mirënjohur Mihallaq Andrea.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts