Programi qeverisës, Luçiano Boçi: Nuk përmban asgjë për mësimin online dhe mësuesit! Çmimi i bukës është rritur





Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, teksa komentoi programin e qeverisë tha se vendi ndodhet në një situatë të rënduar ekonomike dhe arsimore, ku shkollat janë rrënuar akoma më shumë gjatë periudhës së pandemisë.

boci-768x408

Sipas tij, programi i qeverisë nuk përmban asgjë as për mësimin online dhe as për mësuesit.

Në fjalën e tij, Boçi u shpreh se ky parlament është i mbushur me mandate të blera dhe të grabitura.

“Politika nuk është zanat, por mandat. Politika është zanat për të grabitur mandat, ju e keni sjellë këtu në mënyrë të zhdrejtë. E keni lexuar me çfarë mbyllet programi, me një shprehje të Gëtes të vitit 18. Ai ishte një poet i madh, oborrtar ka qenë.

I kërkoj ndjesë sot, që jo për fajin të tyre jetojmë në kohën e mandatit të propagandës. Sot, kryemashtruesi na kryqëzohet kryeengjëlli i Shqipërisë. Sot masakra zgjedhore, si ballo. Kabineti qeveritar, shpaloset me krenari, si një harem politik që është i destinuar për të kënaqur allishverishet të Edi Ramës. Ky parlament, përndryshe nga ajo që përfytyrohet dhe duhet të ishte, le ta themi copë, ky parlament të ngjall krupën. Është suksesi më domethënës të simbiozës mes krimit dhe politikave të majta.

Ky parlament është i mbushur me mandate të blera dhe të grabitura. Çfarë nuk bëtë për të marrë këto mandate. Pavarësisht se si flasim, të gjithë ne e dimë shumë mirë që Rama erdhi në këtë mandat të siguruar përmes masakrës zgjedhore. Shqiptarët e lirë s’do e votonin kurrë kryeministrin, që i varfëroi, i degdisi dhe i përndjek sot politikisht mes qindra mariftetesh. Nuk do të votonin një kryeministër që i vrau shpresën, rininë. Nuk do e votonin një kryeministër që e mbuloi vendin me kanabis dhe e katandis në portën më të madhe të trafikut njerëzor. Rama tha që do të rrisë pagat, por pirati brenda tij e di çfarë bën, rrit çmimin e bukës, energjisë. Si tha Papa për krimin, kemi mbyllur brenda bandat. Çfarë krenarie për të qeshur. Piratit i mbeti vetëm Zani Caushi jashtë, por sepse ka qenë i padobishëm. Të njëjta premtime, gënjeshtra, të njëjta fluturime, edhe brenda kësaj maskarade sigurisht që arsimi është maskarallëku i radhës.

Është harruar ai 5% i famshëm i 2013. Arsimi ka humbur funksionin e tij të përhapjes së dijes. Kjo është e vërteta dhe ndërkohë në program s’ka asnjë fjalë për mësimin online, për mësuesit, rritjen e mbështetjes ndaj tyre dhe ne i gënjejmë njerëzit me tekste falas. Specialistët thonë që tekstet e printuara në Oxford janë më të dobëta në hapësirën anglishtfolëse. Dëgjova ndërkombëtarizimin se do të shpëtojnë universitetet shqiptare duke hapur filiale. Këta flasin kodra pas bregut. Ky program s’është gjë tjetër vetëm nekrologjia e pashkruar e kësaj qeverisjeje”, tha Boçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *