Progres-raporti i KE/ Meta pas takimit me Sorecën: Duhen përpjekje të shumëfishuara, që anëtarësimi në BE të ecë më shpejt








Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u takua sot edhe me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta, për t’i dorëzuar Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.

meta soreca2

“Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij në rrjetet sociale.

Meta thekson se “duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane. Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes”.

meta soreca

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *