Progres-raporti i KE/ Rama: Udhërrëfyes për ne, të tjerat janë interferenca me natyrë politike. Shqipëria, përtej progresit s’është një vend që mund të bëhet sot anëtare e BE








Kryeministri Edi Rama dha sot një deklaratë për mediat pas progres raportit të Komisionit Euorian që u paraqit ditën e martë dhe që i rekomandonte BE mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

edi rama progres raporti

Teksa nënvizoi vlerësimet pozitive të raportit, Rama tha se qeveria e di mirë që “Shqipëria sot përtej progresit nuk është një vend që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të BE”.

Deklarata e Ramës: 

Raporti që marrim sot është një tjetër në një vazhdë të disa të tjrëve tanimë, ku KE e rikonfirmon dhe një herë bindjen e vet se Shqipëria i ka përmbushur të gjithaq kushtet për të nisur edhe formalisht atë që është vendosur më parë, në Këshill, dhe për të ndërmarrë bashkë me BE diskutimin e anëtarësimit.

Po ashtu dua të theksoj dicka që e kam theksuar vijimësisht në gjithë instancat dhe forumet e nivelit më të lartë dhe në takimet e mia bilaterale me liderët e BE se ne gjemë tek KE një partner të drejtë, të paanshëm, partner rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren.

Për këtë arsye do e përsëris, nuk ka, nuk gjendet në asnjë kryeqytet të vendeve anëtare një strukturë e ngjashme apo që mund ta konkurrojë për nga cilësia e hulumtimit dhe për nga drejtësia e gjykimit delegacinin e KE dhe të BE në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një skuadër të madhe që punon 24 orë.

Ndërsa kur dëgjojmë pranë afateve e ditëve të vendimmarrjeve në nivelin e liderëve
se në një vend ngrihen pretendime këto janë të gjitha politikë, nuk janë gjykime teknike.

Ndaj raporti i progresit është dokumenti për ne udhërrëfyes, ndërkohë të gjitha të tjerat janë interferenca me natyrë politike të mirëkuptueshme.

Cohet njëri del këtej vjen një grup deputetësh shfaqen, bëjnë deklarata apo nxjerrin promemorie që janë të lidhur me hallet që kanë ata, e natyrshëm ne mund të mos i marrim parasysh por s’ka krahasim në atë cfarë ofron raporti për objektivitetin.

Nga ana tjetër raporti i progresit sështë vetëm një dokument që bën vlerësime pozitive.

Por dhe që nxjerr në pah sfidat, problemet.

Shqipëria sot përtej progresit nuk është një vend dhe ne edime mirë që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të BE dhe sikur të donin të tjerët që nuk duan e nuk duan se në këtë moment në Europe ska një oreks për zgjerimin
por kjo do të thotë që për të shkuar në atë pikë ne duhet të vazhdojmë përpjekjen.

Ne nuk duhet të vlerësojme dhe gjykojmë gjithë përpjekjet tona në bazë të sa, si pse, hapet apo nuk hapet drita jeshile në cdo stacion në kohën që ne e meritojmë sipas KE, se ky proces nuk bëhet se na e kërkojnë në Bruksel apo Paris, ne nuk e bëjmë për ta fare, por për veten tonë e fëmijet që në këtë vend gjeneratat e tjera të kenë një shtet që funksionon me të njëjtën cilësi si një vend anëtar i BE.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *