Projektbuxheti për 2023 në Kosovë, Kurti: Do të investohet dhe në armatimin modern të ushtrisë

Pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2023, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të investohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.

Ndërsa ne fushën e shëndetësisë, buxheti parashikohet rreth 296 milionë euro.
Prioritet i është dhënë dhe fushës së arsimit ku pritet ndërtim i 11 kopshteve dhe shtim të 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Në sektorin e bujqësisë, sipas Kurtit, për herë të parë buxheti arrin vlerën 87 milionë euro.
Po ashtu, Kurti shtoi se kanë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore, e 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore, ndërsa 40 milionë euro do të jenë për investime për ndërmarrjeve publike.

Për sa i përket mirëqenies sociale, rreth 60 milionë euro janë ndarë për nënat e reja dhe fëmijët e sapo lindur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts