Projekti i Portit të Durrësit, Salianji “zbulon” kush qëndron pas arabëve: Vlera e tokës shkon në 1 miliard euro, “Sude” Rama po shet edhe ajrin









Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me projektin e Portit të ri të Durrësit.

Salianji është shprehur se toka ku do të ndërtohet projekti nuk kushton 600 milion euro, por 1 miliard euro.

Ai shtoi se pas projektit në fjalë qëndrojnë oligarkët shqiptarë, të cilët po e marrin tokën me 50 % të vlerës.

“I keni parë sesi sude Rama bashkë me bashkëpunëtorët e vetë po shet ajrin dhe tokën. E keni edhe në kontratë, që një pjesë e të ardhurave do të vijë nga grumbullimi i të ardhurave. Toka nuk vlen 600 milion euro, vlen më shumë se një milliard euro në vlerën e sotme. Kjo tokë, nëse do u jepej sicilit biznesmenë shqiptarë, do të jepej me 50 %. Kjo po ndodh sot në Shqipëri, jepen me 50 % dhe u kërkohet edhe 2 milion euro. Sepse pas projektit fshihen oligarkët shqitparë. Nuk ka investitor strategjik që hyn në këto të Sude Ramës. Humbni po ashtu miliona euro të tjera. Të gjithëve u ka ardhur një shkresë, që thotë se po cënoni investimet e biznesit gjerman dhe mund të shkojë në 300 apo 400 milion euro të tjera dëm. Nëse nuk ka arsye fitimprurëse të bandës së Edi Ramës dhe njerëzve të tij, si u marka një port. Do ja ngarkoni qytetarëve shqiptarë, më shumë se 400 milion euro ka për të shkuar Porti në Porto Romano. Ku ka thoni ju, pse porti në mes të qytetit. Ku ka një port, më thoni një port. Të gjitë portet janë aty ku kanë qenë historikisht. Ju atë që nuk e bënë dot romakët me luftë po e bëni me kompani lindore. Ka korrupsion aq të madh sa u djersit dhe u bë ujë ky sot, sepse e kanë kapur për gryke. E për këtë ne do të jemi me qytetarët shqiptarë për të ndaluar çdo projekt korruptiv të këtyre përmasave”, u shpreh Salianji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *