Prokuroria Speciale jep detaje për rastin “Thirrjet”: Të përfshirë 24 persona, sekuestrohen rreth 2 milionë euro dhe 9 automjete

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestuar një rast ku janë të përfshirë 24 persona, teksa janë ngrirë 700 mijë euro dhe janë sekuestruar afro 2 milionë të tjera si dhe 9 automjete.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një rast të ri të koduar si ‘Thirrjet’”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë 24 persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

“Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth 700.000 euro, si dhe janë sekuestruar 1 700 000 euro kesh dhe 9 vetura”, thuhet më tej në komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *