Prokuroria Speciale në Kosovë ngre aktakuzë për pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet N.L, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist në vazhdim”. Në një komunikatë të lëshuar më 3 dhjetor, kjo Prokurori ka thënë se i pandehuri i është bashkuar me qëllim organizatës terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri ka marrë pjesë në luftërat në Siri dhe më 2013 është kthyer në Kosovë. Ai është thënë se më vonë është kthyer sërish në Siri bashkë me familjen. Në korrik të vitit 2021, ai është riatdhesuar në Kosovë.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri dhe Irak, në vitin 2011, rreth 400 kosovarë kanë udhëtuar drejt këtyre vendeve. Disa prej tyre janë vrarë ose kanë mbetur në zonat e luftës edhe pasi Shteti Islamik është shpallur i mposhtur në ato territore, në vitin 2019, ndërsa të tjerë janë riatdhesuar në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.