Pronari i restorantit bën kërkesën e pa zakontë për autoritetet: Lejoni personat e infektuar me COVID të punojnë në lokalin tim, më mungon forca punëtore!

Një pronar restoranti në Australi, ka kërkuar nga autoritetet diçka të pa zakontë.

Iyas Shaheen ka kërkuar nga autoritetet që të lejojnë njerëzit të infektuar me COVID-19 e që nuk kanë simptoma, të punojnë në restorantin e tij.

Ai tha se kishte humbur një të katërtën e fuqisë së tij punëtore gjatë fundvitit prej Covid-19. “Nëse do të ecim përpara dhe do ta lëmë virusin të përhapet, ne duhet ta trajtojmë atë si çdo sëmundje tjetër. Nëse keni virusin dhe nuk jeni sëmurë, mund të vini për të punuar dhe nuk ka pse të jetë e varur nga një test negativ,” tha ai.

“Virusi është kudo tani – nëse rezultoni pozitiv, nuk ka asgjë të keqe me ju, duhet të jeni në gjendje të shkoni në punë”, shton më tej Shaheen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.