Pronari u ul duke pirë në një bar, kali në Wells ‘humb’ durimin, lirohet nga litari dhe marshon drejt qytetarëve (FOTO)

Një kalë ka arritur të lirohet nga vendi ku ishte lidhur dhe ka marshuar si i tërbuar në mes të ishullit piktoresk në Wells, Anglesey.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur kali lirohet dhe vërshon me shpejtësi nëpër qytet.

Në këndin e filmimeve të siguruara nga “Daily Mail”, kafsha e cila pas vetes kishte një karrocë, rrezikoi të dëmtonte pushuesit përreth, por fatmirësisht, sipas medias së njohur britanike, askush nuk mbeti i lënduar.

Mediat shkruajnë, se për orë të tëra, pronari i kalit ka qëndruar duke pirë në një bar dhe kjo sipas tyre, ka bërë që kafsha të tentojë të lirohet dhe të largohet me shpejtësi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *