Propaganda ruse sinonim i murit të Berlinit/ Si ndanë lajmet e rreme motrat ukrainase

propaganda ruse sinonim i murit te berlinit si ndane lajmet e rreme motrat ukrainase
propaganda ruse sinonim i murit te berlinit si ndane lajmet e rreme motrat ukrainase

Rayisa Horislavets nuk ka folur me motrën e saj për dy javë. Motrat jetojnë në të dy anë të ndryshme të vijës së frontit në Donbas në Ukrainën lindore.

Rayisa jeton në një fshat të kontrolluar nga Ukraina, ndërsa motra e saj jo shumë larg në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, e kontrolluar nga Rusia.

Ata i kanë humbur tashmë komunikimet sepse lidhja telefonike me pjesën e kontrolluar nga Rusia të Donbasit u ndërpre.

BBC raporton se Rayisa tha që motra e saj, ndërkohë që mundnin ende të flisin, besonte se lajmet për sulmet e Rusisë janë të rreme.

“Ajo më thotë të mos besoj asgjë që shoh në mediat tona, sepse janë ukrainasit duke bërë të gjithë dëmin. I thashë se ka dëshmitarë, ne shohim se çfarë po ndodh në Kharkiv dhe gjetkë, por ajo vijon të më kërkojë të mos i besoj”, tha ajo.

Historia e Rayisas nuk është e pazakontë në Ukrainën lindore, ku linjat e frontit kanë ndarë familjet dhe propaganda ruse ka bindur shumë nga pala ruse se mizoritë dhe sulmet e pasqyruara në mediat ndërkombëtare janë të rreme.

“Kur gjërat e këqija erdhën në shtëpinë e tyre, ne i mbështetëm. Tani gjërat e këqija vijnë në shtëpinë tonë dhe ata kthejnë shpinën”, tha Rayisa, duke iu referuar armiqësive ruse në Donetsk duke filluar në vitin 2014.

Rayisa dëshiron të flasë përsëri me motrën e saj.

“Sigurisht, ajo është motra ime. Por ne nuk mund të flasim tani, ne vetëm do të luftojmë”, përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts