Propozimet/ Ish-ministrat e kabinetit “Rama 2” strehohen në Kryesi dhe Sekretariat





Ministrat e larguar nga qeveria aktuale u “strehuan” në forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Rama Brace Majko-Asambleja-largimi-QEveria11

Kryeministri Rama riformatoi tërësisht sekretariatin e partisë, ndërsa disa nga ish-ministrat morën detyra të larta partie.

Postin e Sekretarit të Përgjithshëm ia besoi Damian Gjiknurit.

Nga ministër i Turizmit, Blendi Klosi rikthehet sërish si sekretar organizativ në PS.

Dy ministret e kabinetit “Rama 2” Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj respektivisht në PS do të drejtojnë Forumin e Gruas dhe Burimet Njerëzore.

Ish-ministri i Diasporës, Pandeli Majko, mori votat e nevojshme për të qenë në kryesi, po ashtu edhe Erion Braçe nga zv.kryeministër mori votat për në kryesi.

Partia Socialiste nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe as nuk mund të mbahet gjallë në periudhën midis zgjedhjeve si një moçal interesash të rretheve të privilegjuara nëpër komunitetet e vendit’, u shpreh Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *