Propozimet nga PE për Serbinë, Vuçiç i prerë: Nuk jemi të interesuar që të njohim pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi edhe një herë qëndrimin e shtetit të tij se Beogradi nuk është i interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Duke u ndalur te rekomandimet e Parlamentit Europian që Serbia të njohë Kosovën, Vuçiç theksoi se kjo është një çështje që është mbajtur fshehtë.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sanksionet. E di që ka një pjesë të publikut që do të donte të disiplinonte presidentin dhe qeverinë dhe të na shpjegonte se ne duhet të vendosim urgjentisht sanksionet sepse është në interesin më të mirë të vendit tonë. Ndërsa çdo gjë tjetër është një politikë e keqe për Serbinë që do të na lërë pa rrugën drejt BE-së. Por ata e anashkaluan pjesën që thoshte se ne duhet ta njohim Kosovën si të pavarur, ndaj po kërkoj të gjithë ata njerëz që duan të flasin me ne për qëllimet e mira të dikujt. pse po e fshehin këtë. Një pjesë e opinionit politik dhe mediatik po e fsheh këtë nga publiku sepse në të kundërtën do të ishte e qartë se çfarë i dëshironin realisht Serbisë eurodeputetët e tillë dhe do të kuptohej më mirë qëndrimi i Serbisë dhe lidershipit të saj shtetëror. Prandaj duhet të jetë i fshehur”, tha Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb



Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *