Propozimi për martesë përfundon në tragjedi

14:35 05/10/2021

Një aeroplan i vogël në të cilin varej një pankartë me propozimin “A do të martohesh me mua?” ra në një ishull duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe lëndimin e pilotit.

Aeroplani ra në Parc Dieppe, Montreal, jo shumë larg vendit ku po zhvillohej një festival muzikor. Në një video, aeroplani përfshihet nga flakë të egra pas përplasjes, ndërsa forcat e emergjencës vrapuan për në vendngjarje.

Pasagjeri gjeti vdekjen, ndërsa piloti mbijetoi dhe përfundoi në spital. Është ende e paqartë nëse pasagjeri ishte personi që do të bënte propozimin.

Deri më tani, shkaku i kësaj fatkeqësie mendohet të ketë qenë një problem në motorin e aeroplanit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *