Propozimi/ Zbulohet data, ja kur pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike






“Panorama” mëson se 13 qershori është data e propozuar në kampin demokrat për zgjedhjen e kryetarit të PD pas humbjes në 25 prill. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i ka propozuar Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar mbajtjen e zgjedhjeve në 13 qershor, sipas parimit “një anëtar një votë”. 

PD9

Bardhi ka deklaruar se procesi hapet në 16 maj dhe vijon deri në 22 maj, ndërsa në datën 23 maj paraqiten kandidaturat. Fushata për lidershipin e selisë blu zgjat deri në 11 qershor, ndërsa në 13 qershor anëtarët demokratë u drejtohen kutive për zgjedhjen e kreut të partisë.

Propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PD

  1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.
  2. I propozoj Kryesisë fillimisht procesin zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin e tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe 16-22 paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. 24 maj-11 qershor fushatë në të gjitha strukturat. 13 qershor, zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Komisioni Zgjedhor

Kryetar 

Jemin Gjana

Anëtar

Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Eno Bozdo
Mimoza Hasekiu
Albert Avduli
Gjoke Vuksani

Ervin Minarolli ndihmës
Lulzim Omuri ndihmës

logo2

  1. paloka

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *