Prostituta dhe 30 mijë dollarë, ish-abritri tregon skandalin: Më ofruan para për t’i ndihmuar në Champions



Ish-arbitri spanjoll, Antonio Lopez Nieto, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka zbuluar se drejtuesit e Dinamo Kievit u përpoqën ta blinin atë para një ndeshje me Panathinaikosin në Ligën e Kampioneve.

antonio-jesus-lopez-nieto--en-el-programa--los-otros--de--movistar---captura-movistar

Në një dokumentar, ish-arbitri spanjoll ka treguar përvojën e udhëtimit të tij në Ukrainë gjatë sezonit 1995-1996, ku iu kërkua që në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, të ndihmonte Dinamon e Kievit, kundrejt një pagese për këtë.

“Ata më thanë se duhet të shkoja të shikoja qytetin. Sipas tyre ishte mirë të shkoja të bëja një sauna. Ndonëse unë nuk dëshiroja para ndeshjes këtë, ata e kishin fjalën për një sauna tjetër.  Gjatë kohës kur po rrinim në hotel më ra telefoni, pro më thanë të mos e hapja. Ata më çuan në një vilë dhe më thanë se aty ishte selia e Dinamo Kievit.

Kishte disa vajza të cilat kalonin aty në mënyrë provokuese. Ata kishin prostituta aty, në mënyrë që të arrinin një marrëveshje. Një që ishte aty, donte të fliste me mua. Ai më dha një letër ku shkruhej: ‘Antonio, Dinamo fitore, 30 mijë dollarë për ty.’ Në ato momente doja t’i jepja atij një grusht të fortë, megjithëse në atë moment e mora letrën.”, tha Nieto.

PANORAMA SPORT

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *