Protesta anekënd globit, palestinezet kërkojnë të ndalet dhuna dhe të ndëshkohet Izraeli

18:32 16/05/2021

Mijëra njerëz kanë marshuar nëpër shtetet të ndryshme të botës në mbështetje të palestinezëve pas luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe militantëve në Gaza.

Organizatorët e protestave në Londër, New York, Berlin, Athinë dhe Madrid i bënë thirrje qeverisë të tyre dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndalojnë lejimin e asaj që ata e përshkruan si “dhunë brutale të Izraelit ndaj dhe shtypjes së popullit palestinez”.

Demonstruesit kanë marshuan drejt ambasadave izraelite në këto shtete duke brohoritur “Palestinë të lirë”. Policisë ju desh që të përdorë gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të ndalur këto protesta. Protestat anekënd globit vijnë pas shpërthimit disa ditor të dhunës së përgjakshme me qindra viktima në Gaza dhe Izrael.

Demonstratat janë organizuar nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës, Miqtë e Al-Aqkas, Forumi Palestinez në Britani, Koalicioni Stop Luftës, Fushata për Çarmatimin Bërthamor dhe Shoqata Myslimane e Britanisë.

Një zëdhënës i organizatorëve tha se është jetike që të ndërmerren veprime të menjëhershme qe të ndalohet dhuna brutale ndaj popullit palestinez dhe të mos mbetet pa u ndëshkuar sjellja e Izraelit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *