Protesta e 12 nëntorit/ Media greke: Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën kundër korrupsionit dhe varfërisë në vend!









Protesta e një dite më parë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, është pasqyruar edhe në mediat greke.

Zougla.gr shkruan se mbështetësit e opozitës shqiptare u përleshën me policinë jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të shtunën për të denoncuar korrupsionin, varfërinë e përhapur dhe një numër në rritje të qytetarëve që ikin nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë.

Pasi protestuan në mënyrë paqësore për rreth tre orë, protestuesit çanë kordonin e policisë rreth selisë së qeverisë dhe hodhën bojë të zezë dhe të kuqe. Një protestues u arrestua nga policia.

“Ashtu si 32 vjet më parë, bota na sheh si popull gomonesh,” tha kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu referuar numrit në rritje të shqiptarëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë në Britani.

Ministrat britanikë ankohen se pas valës së emigrantëve që kalojnë Kanalin anglez qëndrojnë shqiptarët dhe se disa prej tyre janë të lidhur me krimin e organizuar.

asvs

Demonstrata antiqeveritare në kryeqytetin shqiptar u pa nga analistët politikë si një përpjekje e Berishës për të bërë një shfaqje force përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në maj 2023.

Sali Berishës, i cili ka shërbyer si president dhe kryeministër i Shqipërisë, i është ndaluar hyrja në SHBA për korrupsion. Ai ka mohuar atë që i është atribuar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *