PROTESTA E 8 JANARIT/ Pas Sali Berishës, sot në Prokurori do të pyeten Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD








Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi do të merren sot në pyetje nga prokurorët për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, protestë që degjeneroi në akte dhune.

basha bardhi

Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.

Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli.

Kujtojme që diten e djeshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dëshmoi për me shume se dy orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit. Në një konferencë për mediat, pasi u mor në pyetje, Berisha tregoi se kishte dëshmuar para hetuesve se më 8 janar kishin qëndruar bashkë garda dhe kriminelët dhe njerëz që kanë qenë mercenarë në Siri.

“PD do dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh. Emrat konkretë i kemi publikuar në ‘Facebook’. Momenti që një seli partie qëndronte me banditë, tregonte gjithçka që ndodh në një narko-shtet. Çështja tjetër që unë shtrova me forcë ishte se si ka mundësi që banda e Lul Bravës përdorte të njëjtat armë që përdorte Policia e Shtetit. Një pjesë të emrave të mercenarëve i kanë ndaluar, por armët i nxori Lulzim brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të njerëzve të armatosur në seli. Moment tjetër qe komprometimi që dëshmon shkrirjen në një të krimit të Ramës dhe Lulzim Bravës është Garda. Luzim Brava ka një kundërshtim nga ligjet, mbrohet nga garda. Ai është i shkarkuar dhe nuk mund të mbrohet nga gardistë. A mundet oficeri i gardës të qëndrojë nga vrasës dhe trafikantë? Ky super frikacak nuk i beson se mund ta mbrojnë vetëm ata, por kërkon edhe mbrojtjen e kriminelëve. Nëse nuk ndodheni në këtë akt, kjo është lidhja më flagrante e krimit me shtetin. Fundamentalistë janë persona, të cilët kanë qenë në Siri dhe janë kthyer. “Me dorë unë ia bëja që të vinin brenda sepse ishin në rrugë dhe i ftoja që të vinin me selinë. Ata po ftoheshin sepse ishin përtej gardhit”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.