Protesta e dhunshme e 8 janarit/ Bledi Çuçi mohon që në ballkonin e PD-së të ishin gardistë, Gazment Bardhi: Nuk e di kush janë








Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me pretendimet se personat që shihen gjatë protestës së dhunshme të 8 Janarit duke u konfliktuar me protestuesit, të jenë punonjës të gardës apo policisë. Ai ka ndërhyrë në emisionin ‘Opinion’ duke shtruar si pyetje: “Ç’ësht kjo pyetje? Si mund të jenë policë apo gardistë me bishta kazmash? Janë demokratë të gjithë  anëtarë të së njëjtës familje. Nuk ka zyrtarë të policisë, as oficerë”, tha Çuçi përmes një mesazhi.cuci

Ndërkaq më herët sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se nuk i njihte personat në fjalë.

“Nuk thashë që kanë qenë punonjës garde. Garda e Republikës ka pasur në seli 6 punonjës sikundër ka pasur edhe një sasi të caktuar të pajisjeve që përdoren nga Garda e Republikës, unë nuk e di kush janë personat që janë në video”, ka deklaruar Bardhi.

Biseda në studio:

Tela: Nuk keni pyetur kush janë?

Bardhi: Jo nuk kam pyetur.

Fevziu: A dalin nga zyra e zotit Basha?

Bardhi: Kanë dalë nga ballkoni i zyrës.

Hoxha: Si i ka lejuar garda këta njerëz?

Bardhi: Ballkoni është jashtë zyrës. Dhe dritarja që është aty është dritarja e mesit të zyrës së kryetarit. E përsëris, në rrethana të tjera nëse aty do kishte dashur gjak ajo zonë është brenda zonës së kuqe të mbrojtjes së kryetarit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.