PROTESTA E DHUNSHME/Gjikondi: Të shtunën Berisha ishte në kushtet e flagrancës së pastër penale, policia duhej ta shoqëronte në komisariat








Aktivistja Brizida Gjikondi ka deklaruar se ditën e shtunë Berisha ishte në kushtet e flagrancës së pastër penale dhe se policia duhet të kishte shoqëruar në komisariat.

berisha policia

Berisha të shtunën ka qenë në kushtet e flagrancës së pastër penale. Duhet të shoqërohej sepse ai është deputet dhe shoqërohet kur prish rendin kushtetues. Ai (Berisha) të shtunën, ishte iniciatori, shtytësi i gjithçkaje. Edhe për një sherr ordiner policia ndërhyn dhe jo më përpara një skandali. Ne kemi një SPAK dhe një prokurori Tirane që nuk funksionon. Ai i së shtunës ishte konflikt barbar. Nëse do japim një simbol që ligji është i barabartë për të gjithë, është e disata herë që jo vetëm Berisha po çdo lider i politikës shqiptare kalon pa u lagur” tha ajo për emisionin ‘Log’ në Abc News.

Gjikondi thekoi se Berishës nuk i intereson godina e PD-së.

Berisha në 30 vite nuk ka zbatuar ligj, statut dhe gjykata. Ai gjithmonë ka vepruar me idenë unë jam ligji. Berishës i intereson të ketë destabilitet, përsa kohë nuk është sqaruar situata e tij “non grata”. Atij nuk i intereson situata e PD-së apo selia, po e përdor si “kurban”. Ai nuk ka dashur ta marrë selinë se kishte mënyra ta tjerë të sofistikuara. Basha ka qenë në legjitimitetin e tij për t’u mbrojtur” , u shpreh Gjikondi.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.