Protesta e opozitës/ Teliti: Godina që duhet të siguronte mirëqenie, siguroi vetëm varfëri. Do të jemi këtu deri…

protesta e opozites teliti godina qe duhet te siguronte mireqenie siguroi vetem varferi do te jemi ketu deri
protesta e opozites teliti godina qe duhet te siguronte mireqenie siguroi vetem varferi do te jemi ketu deri































Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij në protestën që po mbahet para godinës së bashkisë, në lidhje me dosjen “5D”.

[embedded content]

Teliti shprehet se kjo godinë e cila duhet të siguronte mirëqenie për qytetarët e Tiranës, në fakt ka siguruar vetëm varfëri.

Ai shton se opozita nuk do të tërhiqet dhe do të jenë aty deri në momentin që do të vendosen para drejtësisë të gjitha ata persona që kanë bërë këto afera korruptive.

Teliti: Në këtë godinë korrupsioni është kthyer në pediastal. Aty ku në pamë se paratë vidhen dhe asnjë qindarkë nuk i kthehet qytetarëve.

Kjo  godinë duhet të siguronte mirëqënie dhe hapje të vendeve të punës, por jo, siguroi vetëm varfëri dhe mbyllje të bizneseve

Ka ardhur koha që Veliajt të dalë dhe të justifikohet para qytetarëve të Tiranës dhe të japë llogari.

Ne nuk tërhiqemi. Do të jemi këtu deri në momentin e vendosjes para drejtësisë të atyre personave që kanë bërë këto afera korruptive.

Në vitin 2024 të kthehemi në diktaturën që prindërit tonë hodhën poshtë, ne nuk do ta lejojmë.

Janë larguar mbi një milion shqiptarë, ndërsa kryeministri del dhe krenohet me emigrantët që ka dëbuar jashtë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts