Protesta e pazakontë në Gjermani, qindra vajza marshojnë “topless” në rrugët e Berlinit (FOTO)

Një protestë aspak e zakonshme është mbajtur në Berlin.

Qindra gra, kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit gjerman, gjysmë të zhveshura për të kërkuar barazi dhe të drejta gjinore.

E gjitha kishte të bënte me rastin e një nëne franceze, e cila u largua nga autoritetet nga një park i qytetit, pasi po bënte banjo dielli ‘topless’. Në protestë, veç grave kanë marrë pjesë dhe burrat, të cilët në shenjë solidariteti mbanin veshur reçipeta vajzash.

Ndër pankartat që ranë në sy gjatë protestës ishin, “Trupi im, zgjedhja ime”.

Mediat kanë risjellë në vëmendje incidentin e ndodhur mes shtetases franceze dhe autoriteteve. Francezja, e quajtur Gabrielle Leberton, u largua nga një park në Berlin, pasi ishte “topless”.

Ajo ka kërkuar shpjegime për këtë masë, duke thënë, se burrat lejohen të mos mbajnë asgjë veshur në pjesën e sipërme të trupit të tyre.

Sakaq, mediat e huaja shkruajnë se të jeshtë gjysmë e zhveshur nuk është e ndaluar me ligj në Gjermani, megjithatë pronarë të caktuar pronash, vendosin masat e tyre për ambientin që kanë në administrim. Për më shumë ju ftojmë të shihni fotot e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *