Protesta jashtë Gjykatës së Lartë, Berisha para mbështetësve të tij: Për mua, ligji ka qenë përcaktim gjysmë hyjnorë

protesta jashte gjykates se larte berisha para mbeshtetesve te tij per mua ligji ka qene percaktim gjysme hyjnore
protesta jashte gjykates se larte berisha para mbeshtetesve te tij per mua ligji ka qene percaktim gjysme hyjnore

Sali Berisha i është bashkuar protestuesve në afërsi të Gjykatës së Lartë, aty ku do të zhvillohet gjyqi për vulën e PD.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha tha se ka zbatuar gjithmonë ligjin dhe se vështirë të gjendet dikush tjetër që ka më shumë konsideratë  se ai për ligjin.

“ Po nisni sot ditën me revoltën tuaj në mbrojtjeje të vlerave të lirisë. Në jetën time kam pasur privilegjin që t’i shërbej Shqipërisë me postet më të larta… kjo karrierë zhvillon te njeriu natyrën e tij të dytë për respektimin e ligjit. Për Berishën ligji ka qenë përcaktim gjysmë hyjnorë. Një porosi kam pasur gjithmonë për bashkëpunëtorët e mi: respektoni ligjin.

U bënë vite tashmë që armiqtë e mi kanë nxitur hetime shteruese ndaj meje dhe ka një arsye se pse pas kaq kohësh përpjekjesh nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë shkelje, sepse unë kam respektuar ligji.

Vështirë të gjindet një tjetër të ketë konsideratë më të lartë se unë për ligjin. Ky është fakt! ”, tha Berisha para mbështetësve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts