Protesta kundër certifikatës së gjelbër në Itali e Francë

20:33 15/08/2021

Protestuesit francezë: Nëse nuk je i vaksinuar trajtohesh si egërsirë

Në Itali dhe Francë nuk ndalen protestat kundër certifikatës së gjelbër, që bën përzgjedhjen e personave që lejohen të hyjnë në ambientet publike me kriterin kryesor, imunizimin anti-Covid.

Pavarësisht rekordeve historike të temperaturave të larta, qindra qytetarë u mblodhën në Romë për të kërkuar shfuqizimin e këtij rregulli. Qytetarët e quajnë pasaportën e gjelbër, një formë diskriminimi dhe një mënyrë të jo të drejtpërdrejtë të për vaksinim të detyrueshëm.

Protesta janë organizuar në disa qytete franceze. Mbi 217 tubime u organizuan këtë fundjavë në gjithë vendin. Pjesëmarrja po shtohet gradualisht deri në 250 mijë këtë fundjavë, nga 114 mijë në protestën e parë të 17 Korrikut.

Manifestuesit akuzuan presidentin Macron se po i privon qytetarët nga liritë, duke i trajtuar si egërsira, ata që nuk vaksinohen. Certifikata e gjelbër që dëshmon vaksinimin, kalimin e infektimit, apo testin negativ të 72-orëve të fundit po zgjeron hartën e aplikimit në gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Autoritetet e konsiderojnë si rregullin më funksional për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, pa pezulluar aktivitetin ekonomik me masa shtrënguese.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *