Protesta kundër certifikatës së gjelbër në Milano

13:20 17/10/2021

Sindikatat, manifestime kundër neo-fashistëve në Romë

Nuk u ndalën as këtë fundjavë, protestat kundër certifikatës së detyrueshme të vaksinimit në Itali.

Mijëra qytetarë protestuan në qendër të Milanos, kundër vendimit që hyri në fuqi të Premten, që certifikatën e gjelbër e bën të detyrueshme për të vazhduar punën për punonjësit si të sektorit publik ashtu edhe privat. Pika që kundërshtohet më shumë është se të pavaksinuarit duhet t’i mbulojnë vetë kostot e tamponëve, që kërkohen deri në 2 herë në javë. Manifestuesit bllokuan edhe qarkullimin e automjeteve në rrugët pranë qendrës.

Protesta pati edhe në Romë nga grupet sindikaliste, të cilët kërkojnë nga qeveria të ndalojë në të ardhmen të gjitha tubimet neo-fashiste, pasi javën e kaluar, mbështetësit e tyre sulmuan ndërtesën e sindikatave.

Sindikalistët janë kundër pagesës me kostot e punonjësve të tamponëve për certifikatat e gjelbra dhe janë në negociata me qeverinë për ta ndryshuar këtë pikë.

Por neo-fashistët thonë se sindikatat kanë tradhtuar punëtorët, duke pranuar në parim këtë certifikatë, që sipas tyre shkel të drejtat themelore të njeriut. Porti i Triestes vazhdon pjesërisht i bllokuar për të tretën ditë, nga punëtorët që refuzojnë certifikatat e gjelbra të detyrueshme.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *