Protesta kundër certifikatës së gjelbër nëpër Europë

19:40 19/09/2021

Italianët kundër shtrirjes së dokumentit për të gjithë të punësuarit

Edhe këtë fundjavë, mijëra italianë protestuan kundër certifikatës së gjelbër, mospasja e të cilës po u ndalon atyre hyrjen në gjithnjë e më shumë ambiente.

Edhe pse gjithnjë e më të paktë në numër, manifestuesit kishin këtë fundjavë, një arsye më shumë për të protestuar, detyrimin e përdorimit të kësaj certifikate, nga 15 Tetori për të gjithë të punësuarit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Megjithatë, sindikatat shprehen kategorikisht kundër propozimit që punonjësit e pavaksinuar t’i paguajnë vetë tamponët çdo 72 orë. Sipas sindikatave, punësimi nuk mund të bëhet me pagesë.

Protestat nuk i ndalën për të dhjetën fundjavë as parizienët. Arsyeja e radhës për të protestuar ishte detyrimi i përdorimit të certifikatës së gjelbër nga 30 shtatori edhe për fëmijët dhe adoleshentët 12 deri 17 vjeç.

Manifestime me thirrje kundër diktaturës dhe kufizimeve të lirive pati edhe në Beograd e Zagreb. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *