Protesta kundër dhunës ndaj grave në Francë

18:28 21/11/2021

Më shumë se 220,000 gra vuajnë çdo vit nga abuzimi fizik dhe seksual

Dhjetëra mijëra protestues marshuan në Paris dhe qytete të tjera franceze për të kërkuar më shumë masa nga qeveria për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Demonstratat vijnë në mes të zemërimit në rritje në Francë për gratë e vrara nga partnerët e tyre, dhe ndërsa ato po ngrenë zërin gjithnjë e me shume për ngacmimet dhe abuzimet seksuale. Protestuesit marshuan në Paris duke mbajtur një pankartë të madhe ku thuhej “Stop seksizmit dhe dhunës seksuale”.

Grupet që luftojnë dhunën ndaj grave thanë se të paktën 101 gra janë vrarë nga partneri ose ish-partneri i tyre në Francë  në fillim të këtij viti.

Më shumë se 220,000 gra vuajnë çdo vit nga  abuzimi fizik dhe seksual nga partneri i tyre, sipas një studimi mbarëkombëtar të vitit 2017.

Aktivistët po  i bëjnë thirrje qeverisë franceze që të caktojë çdo vit një miliardë euro për të luftuar dhunën ndaj grave, në vend të 360 milionë eurove që shkojnë për të krijuar më shumë qëndra strehimi .

Protestat janë pjesë e një jave manifestimesh globale që shënojnë Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *