
09:20 20/11/2021
7 të plagosur dhe mbi 20 të arrestuar
Një protestë masive ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Roterdamit në Holandë ku qindra njerëz protestuan kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria mbi pandeminë e Covid-19.
7 është numri i të plagosurve deri tani dhe mbi 20 persona janë arrestuar. Qytetarët rebel i vunë flakën makinave të policisë dhe goditën me gurë kundrejt forcave policore të cilët u përgjigjen me të shtëna dhe topa uji.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të shtune kryebashkiaku Ahmed Aboutaleb u shpreh se policia ishte e detyruar të përdorte të shtënat dhe burime pranë policisë e cilësuan situatën si kërcënim për vendin.
Qyteti u vendos në një gjendje të jashtëzakonshme dhe policia urdhëroi mbylljen e transportit publik.
Holanda vendosi masa të reja kufizuese fundjavën e kaluar pasi arriti shifra rekord në infektimet me Covid-19 duke vendosur një lockdown të pjesshëm 3-javor.
Restorantet dhe baret janë të aksesueshme vetëm me greenpass dhe ato mbyllen më herët se zakonisht . Aktivitetet sportive do të luhen gjithashtu pa tifozë.
Për të dytin vit radhazi qeveria ndaloi përdorimin e fishekzjarreve në datë 31 Dhjetor.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al