Protesta kundër masave anti-Covid

12:10 25/07/2021

Qytetarët u përplasen me policinë në Paris e Athinë

Forcimi i masave anti-Covid dhe politikat që po ndjekin qeveritë për të nxitur vaksinimin kanë shkaktuar protesta në shumë qytete ane mban globit. Dhjetëra mijëra vetë demonstruan në rrugët e Francës të shtunën pasdite kundër certifikatës shëndetësore dhe vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara.

Tubime deri edhe të dhunshme pati në Paris, Marsejë e në disa qytete të tjera, teksa protestuesit hidhnin thirrje “liri”. Protesta të dhunshme pati edhe në Greqi, ku mijëra persona protestuan në Athinë. Grupet e protestuesve u mblodhën para parlamentit dhe qëlluan me bomba molotov në drejtim të policisë e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe uji.

Demonstrata ishte e treta në dhjetë ditë, nxitur nga një vendim i qeverisë për të imponuar vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe personelin e shtëpive të të moshuarve.

Protesta të ngjashme pati edhe në Londër, Dublin, e disa qytete të Australisë, gjysma e së cilës është futur në karantinë të plotë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *