Protesta kundër masave në Gjermani

22:49 02/08/2021

Protestuesit përleshen me policinë, qeveria riktheu kufizmet nga Delta

Pavarësisht një urdhri gjykate që ndaloi protestat, mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin gjerman për të shfryrë zemërimin e tyre ndaj kufizimeve të COVID-19. Policia deri më tani ka kryer të paktën 600 arrestime  dhe rreth 5,000 protestues ishin  pjesë e organizimit.

Protestuesit u konfrontuan me policinë dhe këtyre të fundit iu desh të përdorte forcën për të kontrolluar protestën.

Disa nga demonstruesit mbanin pankarta duke thënë “Liri” dhe “Jo diktaturës së koronës”, dhe shumë pak prej tyre mbanin maska.

Gjermania lehtësoi shumë nga kufizimet e saj për koronavirusin në muajin Maj, por varianti tepër ngjitës i Deltës riktheu frikën dhe kufizimet.

Lëvizja Querdenker, e cila është bërë lëvizja më e madhe dhe më e dukshme kundër bllokimit në Gjermani, herë pas here ka tërhequr mijëra mbështetës në demonstratat e saj në Berlin dhe jo vetëm.

Me gjithë lehtësimim e masave që Gjermania bëri në Maj, shumë aktivitete, të tilla si ngrënia brenda në restorante ose qëndrimi në një hotel, kërkojnë që individi të jetë i vaksinuar , ose të ketë kaluar Covid-in ose të paraqesë një test negativ të koronavirusit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *