Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm në Ukrainë

20:40 03/11/2021

Ministri i Shëndetësise Lyashko ka dënuar protestat në Kiev

Qindra qytetarë ukrainas kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit të Kievit kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Vetëm personat e vaksinuar ose ata që paraqesin një test negativ COVID do të lejohen të hyjnë në restorante,kafene, palestra dhe të përdorin  transportin publik.

Protestuesit, shumica prej tyre të rinj, mbanin pankarta me mesazhe kundër vaksinave.

Ukraina ka ngelur pas vendeve të tjera europiane në fushatën e saj të vaksinimit dhe qeveria po gjen mënyra të ndryshme për të bindur qytetarët skeptikë të vaksinohen. Ministri i Shëndetësisë Viktor Lyashko gjatë  jë konference për shtyp dënoi protestat masive.

Ukraina javët e fundit ka regjistruar nivele rekord të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi, ku numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në pothuajse 3 milionë ndërsa 69,447 njerëz kanë humbur betejen me Covid-19.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *